Modulet e iTefteri
Këtu do të gjesh faqe shpjeguese për çdo modul, me shembuj përdorimi, FAQ dhe lidhje drejt rasteve dhe çmimeve. Qëllimi: të kuptosh shpejt çfarë bën çdo modul dhe ku të përshtatet.
- 1 faqe për çdo modul, me përshkrim të qartë dhe shembuj
- Lidhje të brendshme drejt rasteve dhe çmimeve
- Fotografi / screenshot-e ku nevojitet
Të gjitha modulet
Kliko mbi një modul për të parë në detaje çfarë bën.
Shtesa të personalizuara sipas porosisë (custom features)
Përtej 12 moduleve bazë, ekziston mundësia për funksione të specializuara — pjesë të vogla funksionalitetesh që ndërtohen sipas porosisë në varësi të nevojës së çdo klienti apo dyqani, p.sh. raporte të veçanta, printime, rrjedha regjistrimi ose integrime me sisteme të treta. Bëhen pas komunikimit dhe vlerësimit të rastit tënd.
Si i zgjedh modulet
Një radhë praktike.
- Së pari Tefteri për t’i shënuar të ardhurat–shpenzimet siç duhet.
- Pastaj Casheri nëse do mbyllje dite dhe pamje të arkës.
- Detyrimet nëse ke skadenca, çeqe ose pagesa që “po vijnë”.
- Krahasime nëse do të shohësh ecurinë (vjet vs sivjet).
- Stafi (orë/pagesa) nëse ke turne dhe ekip.