Orari i Punës
iTefteriNdërton orarin javor të turneve duke i tërhequr (drag-drop) turnet mbi sektorë me ngjyra — kuzhina, salla, arka. Sheh mbulimin dhe orët e pikut, që të mos mbetesh i pambuluar. Pa Excel dhe pa “ta çoj në whatsapp”.
- Turne me drag-drop në sektorë me ngjyra (kuzhina, salla, arka)
- Mbulimi dhe orët e pikut, që të mos mbetesh i pambuluar
- Tipet: punë / pushim / leje
- Kopjon modelin e një jave në shumë javë të tjera me një klik
- Punon në draft dhe e publikon (published) për ekipin
Ku bën pjesë
Një tregues i shpejtë për planin.
Çfarë të jep
Përshkrim i shkurtër i modulit, ashtu siç e përdor në praktikë.
- Tërheq turnet (drag-drop) mbi sektorë me ngjyra — p.sh. kuzhina, salla, arka — në një timeline të pastër.
- Sheh mbulimin dhe orët e pikut për çdo sektor dhe në total, që të mos mbetesh i pambuluar.
- Regjistron tipe turni: punë, pushim, leje, që të duket kush punon dhe kush mungon.
- Punon në draft, bën publikim (published) për ekipin kur është gati dhe kopjon modelin e një jave në shumë javë të tjera me një klik.
- Printon tabelën javore për banakun dhe ke totale për çdo punonjës.
Builder javor me turne
Tërheq turnet mbi timeline — pamje e qartë pa forma të ndërlikuara.
- Tipet e turnit — Punë, Pushim, Leje, Jo punë.
- Split turni — p.sh. ndarje në 19:30 kur ndërrohet turni.
- Kopjim dhe fshirje e shpejtë e turnit.
- Hapi i planner-it — 15, 30 ose 60 minuta, sipas asaj sa të detajuar e do orarin.
- Autosave ndërsa shkruan, me tregues të dukshëm ruajtjeje.
- Fiksim i rreshtave të punonjësve dhe të kokave të ditëve, për lëvizje më të lehtë në ekip të madh.
- Compact mode për një vështrim të shpejtë përmbledhës.
Sektorët & mbulimi
Sheh kur mungon staf dhe ku duhet të shtosh.
- Sektorë — “Kuzhina”, “Shërbimi”, “Arka”, me ngjyrat dhe renditjen e tyre.
- Orari për klientët vs hapësira e turneve — i pari tregon kur të sheh klienti të hapur, e dyta kur mund të vendosësh staf.
- Orët e pikut (peak) — përcakton peak windows (p.sh. 13:00–15:30) dhe sheh nëse ke staf të mjaftueshëm aty.
- Piku i dytë për bizneset me dy periudha piku të veçanta (drekë/darkë).
- Pamja e mbulimit për çdo sektor dhe në total, çdo gjysmë ore.
- Tregues për dyqan të mbyllur në orar, kur është rasti.
Draft → Publish & kopjim javësh
Provon i qetë para se ta shohë ekipi.
- Statuset — Draft (privat), I publikuar (e sheh ekipi), Bosh.
- Publish me një klik kur është gati, dhe kthim në draft po u desh.
- Kopjimi i javëve — ngre një “javë tipike” dhe e kopjon në sa javë të ardhshme të duhen.
- Kopjimi i ditës së mëparshme brenda së njëjtës javë, me një klik.
- Pastrimi i ditës ose i gjithë javës kur do të nisësh nga e para.
Printim & totale
Fletë e pastër për banakun dhe shifra të qarta për owner-in.
- Pamje paraprake para printimit, që të shohësh rezultatin.
- Printimi i tabelës javore — pamje e pastër në A4, pa gjëra të tepërta.
- Totalet e javës për çdo punonjës — orë orari dhe ditë.
- Krahasim me kontratën — diferenca e orëve dhe e ditëve, që të mos “ikin nga syri” orë të papaguara ose të tepërta.
- Festat & eventet mbi tabelë (p.sh. festat zyrtare), që të përshtatesh në kohë.
Si e përdor
Një rrjedhë e thjeshtë përdorimi që nuk të lodh.
- Ngre sektorët (vetëm një herë, te cilësimet).
- Përcakton orarin për klientët, hapësirën e turneve dhe orët e pikut.
- Tërheq turnet mbi punonjësit për javën — builder-i të ndihmon.
- Kontrollon mbulimin për çdo sektor dhe në total.
- Bën publish, printon tabelën javore dhe ia dërgon/afishon ekipit.
- E kopjon javën në javët e tjera, kur rrjedha e punës e lejon.
Festat & eventet mbi ditët
Planifikon duke ditur çfarë ndodh atë javë.
- Festat dhe eventet e Kalendarit shfaqen mbi ditët përkatëse të orarit.
- Kështu e sheh që më parë kur të duhet më shumë staf (p.sh. një event) ose kur dyqani është i mbyllur (festë zyrtare).
- I përshtat turnet në përputhje, pa kërkuar në një vend të dytë.
Me cilat module lidhet mirë
Nëse i përdor së bashku, ke pamje më të qartë.
- Orët e Punës — që orari të lidhet me orët reale që punoi secili.
- Pagesat e Punonjësve — që të kesh historik pagesash krah orarit.
- Kalendari — që takimet/rezervimet të duken krah orarit të turneve.
Raste përdorimi ku përdoret shumë
Shiko në cilat faqe rastesh përdorimi e rekomandojmë.
Pyetje të shpeshta
Hapi tjetër
Po deshe, bëj një provë dhe pastaj e bëjmë më konkret për përdorimin tënd.