Buxhetet & Objektivat

Basic / Pro

Vendos një kufi për çdo kategori shpenzimesh dhe një objektiv për çdo kategori të ardhurash. Që andej e tutje numëron vetë: sheh sa ke shpenzuar nga kufiri brenda muajit ose vitit — dhe të paralajmëron para se ta kalosh.

  • Kufi për çdo kategori shpenzimesh, objektiv për çdo kategori të ardhurash
  • Çdo kufi me periudhën e vet: /muaj ose /vit
  • Shirit progresi pranë çdo kategorie, brenda Tefteri
  • Njoftim në përqindjen që zgjedh — dhe sërish në 100%
I disponueshëm në abonimet Basic dhe Pro. Në këtë version të parë kufijtë i vendos dhe i sheh pronari.
Buxhetet dhe objektivat sipas kategorisë në iTefteri

Çfarë të jep

Nuk është një ekran i ri me punë shtesë — shfaqet si skedë brenda Kategorive që ke tashmë.

  • Një kufi për çdo kategori shpenzimesh dhe një objektiv për çdo kategori të ardhurash, në një listë të vetme.
  • Periudhë e veçantë për çdo rresht: 500 € /muaj për karburantin, 6.000 € /vit për mirëmbajtjen.
  • Shirita progresi në Tefteri, te «Totalet sipas Kategorisë», me shumën dhe përqindjen pranë.
  • Objektiv / Devijim / % te Statistikat Vjetore — për gjithë vitin ose për periudhën që zgjedh.
  • Njoftim kur një kategori shpenzimesh arrin pragun tënd, pa pasur nevojë të kontrollosh gjë.
  • Ngjyra me kuptim: te shpenzimet jeshile–portokalli–kuqe; te të ardhurat objektivi vlerësohet sipas sa ka ecur periudha, që data 3 e muajit të mos duket si dështim.

Konfigurohet për dy minuta

Nuk ke pse të mbash mend shifra — i nxjerr nga të dhënat e tua.

  1. Hap Kategoritë dhe shko te skeda Buxhetet.
  2. Shtyp «Plotëso nga» viti i kaluar ose muaji i kaluar, që shifrat e tua reale të hyjnë si pikënisje — ose shkruaji vetë shumat.
  3. Zgjidh /muaj ose /vit dhe përqindjen e njoftimit (si parazgjedhje 80%).
  4. Ruaj. Shiritat shfaqen menjëherë në Tefteri — dhe shuma bosh do të thotë «pa kufi».

Për çfarë të shërben

Që të mos e mësosh në fund të muajit atë që mund ta dije më datë 10.

  • Sheh brenda muajit nëse furnizimet po ikin më shpejt se ç’përballon muaji.
  • Vendos kufi vjetor për shpenzime që vijnë në mënyrë të parregullt (mirëmbajtje, sigurime) dhe e sheh të grumbulluar nga 1 janari.
  • Vendos objektiv xhiroje për vitin dhe e di nëse je përpara apo prapa për këtë periudhë të vitit.
  • Me degë: kufi i ndryshëm për çdo pikë, nëse të duhet.
  • Flet me kontabilistin me shifra-objektiv, jo me përshtypje.

Shkon mirë me

Punon mbi atë që regjistron tashmë — pa regjistrim të dyfishtë.

  • Tefteri (Të ardhura–Shpenzime) — Aty maten shumat reale dhe aty shfaqen shiritat.
  • Statistika — Objektivi, devijimi dhe përqindja e arritjes pranë çdo kategorie.
  • Krahasime — Që të vendosësh kufi realist, bazuar në atë që ndodhi vitin e kaluar.
  • Njoftimet — zilja të paralajmëron para se të kalohet kufiri.

Pyetje të shpeshta

Po. Buxhetet funksionojnë si në planin Basic ashtu edhe në Pro.

Në këtë version të parë kufijtë i vendos dhe i sheh pronari. Stafi nuk sheh as kufij, as shirita.

Po, madje të përziera: çdo kategori ka periudhën e vet. Në kufi vjetor progresi matet i grumbulluar nga 1 janari.

Po. Zgjedh përqindjen (p.sh. 80%) dhe merr njoftim aty — dhe sërish kur arrin 100%. Në këtë version të parë njoftimet mbulojnë kategoritë e shpenzimeve.

Po, opsionalisht. Nëse e aktivizon, çdo degë mund të ketë kufirin e vet; përndryshe vlen një kufi i përbashkët për të gjitha.

Fshin shumën dhe kategoria mbetet pa kufi. Asgjë nuk bllokohet dhe asnjë regjistrim nuk ndalohet — buxhetet masin, nuk ndalojnë.

Hapi tjetër

Vendos kufij te tri kategoritë që të dhembin dhe shih ndryshimin brenda muajit.