Defter dixhital për gastronominë

iTefteri

Në një kafene, bar apo restorant lëvizjet nuk ndalen: arka që e mbyll turni, materialet e konsumit që mbarojnë, furnitorët që paguan, rezervimet në tavolinë, turnet e stafit. Me iTefteri secili i shënon në momentin që ndodhin — Casheri për arkën, Tefteri për të ardhura–shpenzime, Furnizimet për gjendjen — dhe ti sheh pamje të qartë në celular, edhe kur nuk je në lokal.

  • Përgjegjësi i turnit mbyll arkën e parave të ditës në Casheri (Para në dorë)
  • Shpenzimet e furnitorëve, materialet e konsumit dhe pagesat e vogla shënohen në Tefteri sapo ndodhin
  • Pronari, ortakët dhe përgjegjësit shohin të njëjtën pamje, secili me rolin e vet
Hyn nga app.itefteri.gr. Çdo dyqan ka url-në e vet (p.sh. mycafe.itefteri.gr).
iTefteri në kafene / restorant

Çfarë të bllokon zakonisht në gastronomi

Nëse e mban “përafërsisht”, në fund të muajit pamja humbet.

  • Shumë shpenzime të vogla gjatë ditës — materiale konsumi, furnitorë, pagesa të vogla — që s’arrin t’i shënosh.
  • Shumë veta pyesin “sa bëmë sot?” dhe në fund ka 3 shifra të ndryshme në arkë.
  • Turne, orë dhe pagesa stafi pa historik të qartë se kush punoi kur.
  • Pronari nuk sheh pamje kur nuk është në dyqan — dhe nisin telefonatat.

Si e përdor në praktikë

Një rrjedhë që nuk të vonon.

  1. Në mbyllje punonjësi shënon xhiron: para në dorë – kartë. Paratë hyjnë vetë në arkën e tij (Casheri). Nëse ka diferencë arke, e mbyll me adjust.
  2. Kur del një shpenzim (furnitor, materiale konsumi, pagesë e vogël) e shënon aty për aty ai që e paguan, me kategori dhe mënyrë pagese. Nëse është me para në dorë, del automatikisht nga arka e tij — pa regjistrim të dytë.
  3. Turnet i ngre te Orari i Punës dhe rezervimet në tavolinë te Kalendari, me kontroll mbivendosjeje.
  4. Ti sheh totale sipas kategorisë, historik dhe krahasim periudhash, nga celulari ose kompjuteri.
Shikoje me numra

Maria (pronare), Nikos (menaxher), Giorgos (mbyll). Dy ditë në një lokal, me gjendjen e Giorgos-it pas çdo lëvizjeje — ndërsa Maria mungon gjithë ditën.

Kush i ka paratë e tua këtë çast? →

Çfarë ndryshon në praktikë

Ndryshime të vogla që të lirojnë duart.

  • Nuk pyet “sa bëmë sot”. E sheh.
  • Nuk mbledh copa letrash në fund të muajit.
  • Nuk ka më shifra të ndryshme për secilin.
  • Gjithçka që shënohet, duket menjëherë online.

Të gjithë shohin të njëjtën pamje

Ideal kur ka ekip ose ortakë.

  • Pronari
  • Ortakët
  • Përgjegjësit e dyqanit
Ti përcakton kush hyn dhe çfarë sheh. Çdo dyqan ka url-në e vet dhe pamjen e vet.

Shembull: dyqan girosi / zgare

Në një dyqan zgare gjithçka ecën shpejt. Porosi, arkë, shpenzime, furnitorë, staf. Po s’i shënove aty për aty, humbasin.

  • Regjistron të ardhurat e ditës në pak sekonda.
  • Shënon shpenzimet (mish, bukë, materiale konsumi) kur ndodhin.
  • Sheh cila ditë ka lëvizje dhe si po ecën muaji kundrejt të mëparshmit.
iTefteri në dyqan zgare / girosi

Modulet që të ndihmojnë më shumë

Zgjidh ato që i përshtaten rrjedhës sate.

Pyetje të shpeshta

Po. Ti përcakton përdorues dhe role, që të mos shohin të gjithë gjithçka.

Jo. Është aplikacion web. Hap linkun e dyqanit tënd dhe shënon.

Jo. Është defteri yt i përditshëm për pamje të qartë të të ardhurave–shpenzimeve, arkës dhe rrjedhës.

Hapi tjetër

Bëj një provë dhe pastaj e “lidhim” pikërisht me rrjedhën e lokalit tënd.

Për udhëzues dhe artikuj, shiko edhe Blog.