iTefteri
“Sa nxorra këtë muaj?”
E mëson nga kontabilisti, dy muaj më vonë. Me iTefteri mund të mësosh çdo mbrëmje: të ardhurat, shpenzimet, çfarë të mbetet. Nga telefoni.
- Shkruaj një të ardhur ose një shpenzim për 10 sekonda, në çastin që ndodh.
- Një foto të faturës dhe lëvizja shënohet vetë.
- Totalet e çdo dite, muaji, kategorie dhe furnitori. Pa Excel.
Nuk kërkohet kartë. Pas provës, nga 3.50 € + TVSH në muaj — më pak se një kafe në javë.
Si shkon sot
Nëse kjo të duket e njohur, s'je i vetmi.
- Fatura nëpër xhepa, defterë dhe mbi timon. Disa i arrijnë kontabilistit, disa jo.
- Në fund të muajit ulesh të shtunën t'i mbledhësh të gjitha. Dhe prapë s'e di a dole mirë apo jo.
- Kontabilisti të jep numrat e korrikut në shtator. Vonë për të ndryshuar gjë.
Si shkon me iTefteri
Tri hapa. S'ka gjë për të instaluar, s'ka trajnim.
- Merr para apo paguan? Shkruaje aty për aty nga telefoni: shuma, kategoria, kush. Tri prekje.
- Ke një faturë? Bëji foto. iTefteri lexon shumën, NIPT-in, TVSH-në dhe kategorinë dhe përgatit zërin. Ti shtyp “ruaj”.
- Çdo mbrëmje sheh çfarë hyri, çfarë doli, ç'të mbeti. Në fund të muajit fotografia është gati për kontabilistin.
Çfarë fiton
E di ku qëndron, sotJo pas dy muajsh. Sonte.
S'humbet asnjë faturëFoto dhe mbaroi. Letra mund të humbasë, regjistrimi jo.
Sheh nga shkon parajaTotale për kategori e furnitor. Kupton çfarë të rëndon.
S'ke asgjë për të humbur
🎁
20 ditë falasMe të gjitha modulet. Pa kartë.
🔒
3.50 € + TVSH në muajÇmimi yt mbetet i njëjtë për 3 vjet.
💬
Mbështetje live, në gjuhën tëndeBrenda aplikacionit. Përgjigjet një njeri i vërtetë.
Pyetje të shpeshta
Pyetjet që na bëhen më shpesh për regjistrimin.
Provoje sonte
Llogaria bëhet për 5 minuta. Sonte, në mbyllje, bëje numërimin e parë të arkës në iTefteri.
Fillo falas për 20 ditëOse shiko demon: app.itefteri.gr — Username: Demo, Password: demo1234
Shiko problemet e tjera që zgjidh:
“Arka nuk del.” “Më dërgo foto të defterit.” Kush i ka paratë e tua në këtë çast?