Defter dixhital për shitjen me pakicë
iTefteriiTefteri është defteri dixhital që zëvendëson letrat e përkohshme, excel-at dhe shënimet në mendje. Shënon të ardhura–shpenzime me kategori në Tefteri, mban gjendjen e mallit me kufij «duhet të kem» te Furnizimet dhe sheh xhiron te Statistikat — me Krahasime muaj pas muaji, pa vonesë.
- Regjistrim i të ardhurave–shpenzimeve me kategori, nga celulari ose kompjuteri
- Gjithçka e shënuar duket menjëherë për të gjithë përdoruesit e autorizuar
- Historik dhe xhiro sipas ditës, muajit dhe vitit — me krahasim periudhash
Skenar: dyqan i vogël tregtar
Çdo ditë ndodhin shumë gjëra. Po s’i shënove, në fund “del” pamje e gabuar.
- Shitje, blerje mallrash dhe shpenzime të vogla, të gjitha brenda ditës.
- Lëvizje nga më shumë se një person, pa një vend të përbashkët.
- Disa shënohen, disa harrohen — dhe malli mbaron pa paralajmërim.
- Pronari e mëson “më vonë” si shkoi dita dhe muaji.
- Shënon të ardhura–shpenzime me kategori në momentin që ndodhin, në Tefteri.
- Të gjithë punojnë në të njëjtin defter dhe shohin të njëjtën gjendje malli te Furnizimet.
- Sheh menjëherë “çfarë hyri” dhe “çfarë doli” sot, me totale sipas kategorisë.
- Ke pamje të qartë dhe krahasim muajsh para se të shkosh te kontabilisti.
Çfarë ndryshon në praktikë
Nuk mbështetesh te kujtesa. Nuk kërkon copa letrash.
- Nuk pyet “sa bëmë sot”. E sheh.
- Nuk kërkon shënime të përkohshme për të mbushur boshllëqe.
- Nuk ka “secili të vetat”. Ka një pamje të vetme.
- Sheh prirjen e muajit dhe krahasim periudhash, me të dhënat e tua.
Kioska & shitës të vegjël në tregje të hapura
Defteri ka qenë gjithmonë pranë teje. Në kioskë, në bankun e tregut, në dorë ose në xhep. iTefteri e bën dixhital, online dhe gjithmonë të disponueshëm.
- Regjistron xhiron e ditës në sekonda.
- Shënon shitje dhe shpenzime nga celulari, direkt në bank.
- Sheh cila ditë “eci” dhe cila jo, pa pritur fundin e javës.
- Nëse jeni më shumë veta, të gjithë shohin të njëjtën pamje.
Module që i shkojnë shumë shitjes me pakicë
Zgjedhje të thjeshta që të ndihmojnë të mbash kontrollin ditë pas dite.
- Tefteri (Të ardhura–Shpenzime) — regjistrim me kategori, palë dhe mënyrë pagese.
- Casheri (Para në dorë) — pamje e qartë e parave në dorë dhe mbyllje dite.
- Statistika — xhiroja dhe shpërndarja sipas kategorisë, mbi të dhënat e tua.
- Krahasime — vjet vs sivjet, muaj vs muaj, që të shohësh prirjen.
- Të arkëtueshme & Detyrime — çfarë maturohet dhe çfarë duhet të paguash.
- Dokumentet AI — funksion i Tefterit; ndihmë në regjistrimin e faturave/dokumenteve.
Pyetje të shpeshta
Hapi tjetër
Bëj një provë dhe pastaj e ndërtojmë pikërisht ashtu siç punon.